Kërkohet menaxhim më i mirë i financave publike - Bota Sot
Kërkohet menaxhim më i mirë i financave publike

Ekonomi

Kërkohet menaxhim më i mirë i financave publike

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Konferenca “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”.

Ministria e Financave organizoj konferencën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”.

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se qëllimi i konferencës është fuqizimi i kontrollit të brendshëm të financave publike dhe llogaridhënies përmes zbatimit të Ligjit për Kontrollin e brendshëm të financave publike për një qeverisje më të mirë të fondeve publike.

Hamza ka kërkuar që të trajtohet me seriozitet maksimal menaxhimi i financave publike.     

Raymond Hill drejtor i përgjithshëm për buxhet në zyrën e Komisionit Evropian ka thënë se zbatimi i ligjit përkatës është faktor kryesor se si të arrihet suksesi në administratën publike.

Ai pret që menaxhimi i financave publike të jenë llogaridhënëse për një mirëqenie dhe ekonomi të që qëndrueshme.

Hill është i bindur se ambienti për kontrollin e brendshëm ndihmon parandalimin e korrupsionit.

Besnik Osmani auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit tha se mbetet nivel jo i kënaqshëm për zbatimin e rekomandimeve për menaxhimin e financave publike nëpër organizatat buxhetore.

Një sistem i fortë i kontrollit të brendshëm, ai tha se i duhet Kosovës që të ketë menaxhim më të mirë të parasë publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...