Ndërmarrjet rritën shitjet me mbi 2 miliardë lekë

Ekonomi

Ndërmarrjet rritën shitjet me mbi 2 miliardë lekë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave
dhe shërbimeve realizuan 2.037 miliardë lekë shitje neto duke rezultuar me 8,3% rritje, gjatë vitit 2017 krahasuar me vitin 2016.

Instituti i Statistikave bërë të ditur se, investimet e realizuara arritën vlerën 231 miliardë lekë nga 221 miliardë lekë në 2016, duke shënuar rritje prej 4,7 %.

Në këtë periudhë, numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,9 %. Në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 107.677 ndërmarrje aktive duke shënuar një ulje me 0,8 %, krahasuar me vitin 2016.

Bazuar në të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve kontributin më të madh në rritjen prej 8,3 % të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me 5,4 %, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me 2,9%.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto
me 46,4 %, i ndjekur nga sektori i ndërtimit dhe sektori i industrisë përpunuese me përkatësisht 11,9 %. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,5 %) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,6 %). /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat