Haradinaj: Investimi në arsim ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës - Bota Sot
Haradinaj: Investimi në arsim ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës

Ekonomi

Haradinaj: Investimi në arsim ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se rritja e buxhetit në arsim për 12 për qind dëshmon se institucionet e vendit janë të interesuara për ngritjen e cilësisë së arsimit në vend.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës ETUCE, njëherësh anëtare e Këshillit Ekonomik Evropian, e shoqëruar nga ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, kryetari i Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli si dhe ai i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj foli për progresin e gjithmbarshëm të Kosovës, posaçërisht avancimin e pozitës së arsimit.

“Jemi të vetëdijshëm që duke investuar në arsim, investohet në ekonomi, në krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve”, u shpreh ai.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që në etapa të ndryshme kanë ndihmuar Kosovën në përmirësimin e gjendjes në arsim përmes projekteve të ndryshme, duke thënë se të gjithë duhet angazhuar që implementimi i agjendës për një arsim të mirëfilltë të shkojë në rrugë të drejtë.

Ndërkaq, Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës ETUCE, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për angazhimin e Qeverisë në përmirësimin e sektorit të arsimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...