Zhiviq-Magno diskutojnë për projektet e përbashkëta USAID-MBPZHR

Ekonomi

Zhiviq-Magno diskutojnë për projektet e përbashkëta USAID-MBPZHR

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:41
Pamje nga takimi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka pritur sot në një takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme bujqësore.

Zhiviq vlerësoi se projektet e përbashkëta janë shumë të rëndësishme për këtë sektor dhe me këtë rast ajo shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projektet e përbashkëta bujqësore. 

Ajo e njoftoi drejtoreshën e USAID-it, për planet dhe programet e ministrisë për këtë vit, që sipas saj investimet që do të bëhen nga MBPZHR-ja do të përfshijnë shumë dimensione në këtë sektor. 

Ndërsa, drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno shprehu falënderim për gatishmërinë e ministres Zhiviq për të vazhduar bashkëpunimin në avancimin e sektorit të bujqësisë. 

Me këtë rast, drejtoresha Magno e njoftoi ministren lidhur me projektet e përbashkëta të USAID-it dhe MBPZHR-së, të cilat sipas saj janë duke dhënë rezultate të mira dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat