Naftëtarëve s’po u pëlqen të hetohen për çmimin e naftës - Bota Sot
Naftëtarëve s’po u pëlqen të hetohen për çmimin e naftës

Ekonomi

Naftëtarëve s’po u pëlqen të hetohen për çmimin e naftës

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Vendimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për nisjen e hetimeve për shkak të dyshimit se naftëtarët janë marrë vesh që të mos e ulin çmimin, po kundërshtohet nga ta.

Përmes shoqatës së naftëtarëve, ata janë ankuar për këtë duke mohuar se kanë marrëveshje të fshehur për çmimet. 

Ata, gjatë një takimi me drejtuesit e Odës Ekonomike kërkuan nga ekzekutivi i vendit që të bëjë të mundur ndërrimin e pikave të karburanteve duke krijuar hapësirë më të madhe ndërmjet tyre.

Sipas tyre, Kosova, si vend i vogël, ka shumë pika të karburanteve.

Në Odën Ekonomike kanë rikujtuar se ekonomia e tregut lejon që çmimet të përcaktohen nga vetë naftëtarët, raporton ktv.

Ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimet ndaj shitësve të derivateve, me dyshimin se tregtarët e naftës janë duke bërë shkelje të Ligjit të konkurrencës, duke mos ulur çmimin e naftës, proporcionalisht me uljen e çmimit që është bërë në tregjet ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...