MIT mbështetje financiare Kaçanikut e Ferizajt - Bota Sot
MIT mbështetje financiare Kaçanikut e Ferizajt

Ekonomi

MIT mbështetje financiare Kaçanikut e Ferizajt

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media njofton se ministri Pal Lekaj të martën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me krerët e Kaçanikut dhe Ferizajt.

“Këto marrëveshje bashkëpunimi u nënshkruan në frymën e mbështetjes së projekteve lokale nga MIT, që kanë për synim financimin e projekteve lokale që shkojnë përtej mundësive buxhetore të komunave”, thuhet në komunikatë.

Për komunën e Kaçanikut, MIT për vitin 2019 ka ndarë shumën prej 705.000 euro, për realizimin e pesë projekteve. Kurse Ferizaj nga MIT përfiton shumën prej 300.000 euro, për realizimin e projekteve të reja për këtë komunë.

“Për të gjitha projektet e mbështetura për këtë vit, janë bërë planifikimet buxhetore edhe për vitet në vijim, deri në përfundimin e plotë të tyre. Ministri Lekaj, duke i siguruar kryetarët e Kaçanikut dhe Ferizajt se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë asnjëherë, kërkoi nga ta që të jenë zbatues të mirë të projekteve që po financohen nga MIT, sepse bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe ky duhet të mbetet prioritet i të dy niveleve të qeverisjes”, theksohet tutje në komunikatë.

Dy kryetarët e komunave nënshkruese të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e falënderuan ministrin për përkrahje dhe u zotuan se realizimi i të gjitha projekteve në komunat e tyre do bëhet konform standardeve të kërkuara dhe në harmoni me afatet e përcaktuara për përfundimin e tyre.

Ministri Lekaj të martën po ashtu ka dhënë edhe një lajm të madh për projektet e infrastrukturore të Qendrës së Skijimit të Brezovicës, ku dy projekte tashmë janë gati për t’u filluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...