Hamza në SHBA prezanton suksesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike - Bota Sot
Hamza në SHBA prezanton suksesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike

Ekonomi

Hamza në SHBA prezanton suksesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike

Më: 14 prill 2019 Në ora: 10:39
Ministri i Financave, Bedri Hamza, po qëndron për vizitë zyrtare në Amerikë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në panelin Ministror për Politika  fiskal të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë me ftesë të këtyre të FMN-së, ku ministri Hamza paraqiti suksesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Hamza gjatë prezantimit të tij theksoi se Kosova që nga shpallja  e pavarësisë prioritet ka pasur dhe mbetet rritja e nivelit të ulët të stokut  të kapitalit publik të cilin Republika e Kosovës  e ka trashëguar nga e kaluara.

Duke pasur parasysh këtë prioritet, buxheti Kosovës  për investime kapitale është mjaft i lartë si përqindje e Bruto Produktit Vendor  por edhe si total i shpenzimeve.

Për më tepër buxheti për investime kapitale sillet rreth 35% e shpenzimeve të përgjithshme publike me një normë implementimi rreth 90 për qind, falë këtyre investimeve Kosova ka arritur të ketë një infrastrukturë bazike duke rritur stokun e kapitalit publik tani në 50% e që është shumë pak më i ulët se sa në  shtetet e rajonit që sillet rreth 60%  plus duke pasur parasysh që Kosova është Shteti më i ri në Ballkan.

Ministri Hamza gjithashtu theksoi se sa i përket prioriteteve infrastrukturore fokusi jonë ka qenë edhe në rritjen ekonomike, ku kemi arritur te kemi prapë rritjen më të lartë në rajon. Më pas Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, arsim, shëndetësi, dhe në energji. Pa dyshim që ne do të punojmë ta ruajmë këtë normë të shpenzimeve kapitale. Kosova si shtet i ri ka nevoja  të shumta  për financime por në të njëjtën kohë  edhe për rritjen e normës së zhvillimit ekonomik.

“Mënyra e Financimit në Kosovë të investimeve publike të  kapitalit përveç që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga Buxheti i shtetit,  Kosova ka edhe bashkëpunim të shumë të mirë me Organizata të shumta Ndërkombëtare të Financimit,  ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në Investime kapitale e qe na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale.  Për të ndodhur kjo Ministria e Financave është kujdesur në të njëjtën kohë  për ta pasur një kornizë të mirë të menaxhimin të investimeve publike  e cila siguron një proces të duhur dhe transparent për përgatitjen dhe selektimin e projekteve me efekt kthimi në të mirë të publikut”, tha Hamza në fjalën e tij.

Në këtë panel u prezantuan  rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...