KOSID: Me “Kosovën e re” çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet 50 përqind - Bota Sot
KOSID: Me “Kosovën e re” çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet 50 përqind

Ekonomi

KOSID: Me “Kosovën e re” çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet 50 përqind

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:09
KOSID: Me “Kosovën e re” çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet 50 përqind

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm(KOSID) me anë të një letre prej 15 faqesh po kërkon nga OPIC që të refuzojnë dhe të tërhiqen nga mbështetja financiare për termocentralin me linjit “Kosova e Re” në Kosovë.

Në letrën e dytë dërguar Korporatës së Investimeve Jashtë Shtetit (OPIC) me seli në ShBA i ka shpjeguar shkeljet e politikave dhe ligjeve të aplikueshme nga OPIC në rast se do të mbështetin Termocentrali “Kosova e Re”, në të cilën theksohet se përkrahja eventuale financiare për termocentralin do shkelte politikat e OPIC-un dhe ato të Korporatës Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) si dhe vete mandatin e Kongresit.

Jeta Xharra bashkëthemeluese e KOSID-it, me këtë rast tha se që nga viti 2011 po avokojnë për një opsion tjetër të investimeve në energji të ripërtëritshme.

Xharra tha se arsyet pse po e luftojnë këtë betejë, janë të dhënat shkencore ku 1 mijë foshnje në vit vdesin parakohshëm për shkak të ndotjes së ajrit.

Sipas saj, përveç heqjes së monopolit në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, duhet të lëshohet në funksion transmisioni energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.  

Xharra: Kemi listuar në letër 15 faqe për OPIC-un

“I kemi listuar në letër 15 faqe duke i treguar OPIC se nuk është e mundur që kjo bankë me përkrahur projektin për ndërtimin e TC Kosova re me qymyrin më të dëmshëm, linjitin. Kjo bankë punon me mandatin e kongresit amerikan, sepse është I themeluar prej tij. Kongresi I ka kërkuar OPIC-ut që me mbështet në mënyrë proaktive dhe me i dhënë përparësi burimeve të ripërtritshme. Banka Botërore ka vendosur në mënyrë specifike që mos me financuar termocentralin e qymyrit për shkak se Kosova tash ka në dispozicion alternativat tjera të prodhimit të energjisë së ripërtritshme, sepse këto alternative janë më të qëndrueshme, e jo vetëm që janë më të shëndetshme, e ruajn ambientin, por që nuk janë më të shtrenjta se investimi në qymyr që ka me na I nxirë mushkëritë, ashtu qysh i kemi të nxira ne kosovarët”, tha Xharra.

Dajana Berisha nga Konsorciumi KOSID, njëherësh drejtoreshë ekzekutive në FIQ, tha se me projektin Kosova e re, çmimi energjisë elektrike do të shtrenjtohet rreth 50 përqind.

Po ashtu, sipas saj, impakt tjetër ky projekt ka edhe në mjedis dhe çështje sociale.

Berisha: Ka konflikt për ndërtimin e termocentralit

“Kryesorja dhe më madhorja në këtë letër që ne I kemi dërguar OPIC-ut, është që ka një konflikt të jashtëzakonshëm të mundësisë së ndërtimit të këtij termocentrali me politikat e brendshme të financimit të OPIC-ut. Për këtë konflikt, po e fillojmë me çështjen e çmimit, pra, nëse ky TC ndërtohet, çmimi i energjisë elektrike do të pësoj një rritje në rreth 50 përqind të çmimit aktual. Edhe kështu siç është çmimi i energjisë elektrike është mjaft i shtrenjtë, I  pa përballueshëm… Ky është një konflikt i hapur ndërmjet popullsisë lokale që afektohet më së shumti prej ndërtimit të termocentralit dhe shfrytëzimit të minierës së Sibovcit”, dekalroi Berisha.

Elen Frank - Lajqi drejtoreshë e programit Era Group, tha se kundërshtojnë financimin e një projekti që është ndotës për mjedisin siç është rasti për Kosovën e Re.

Kosova, sipas saj, ka shumë mundësi për prodhim të energjisë, jo vetëm përmes thëngjillit.

Lajqi: Mbështesim kërkesën e KOSID-it

“Si anëtar i ri i KOSID-it, kemi ardhur sot këtu t’ju themi që nuk jeni vetëm… Kur keni beteja për mjedisin dhe paraqet rrezik, duhet të bashkëpunojmë. Tash në Lumbardhë, ne kemi betejën e ardhshme, që kemi nevojë për ndihmën tuaj për Lumbardhin e Pejës dhe Deçanit”, theksoi Lajqi.

Në letër ndër të tjera thuhet se Termocentrali i qymyrit nuk është i zhvilluar në përputhje me kërkesat mjedisore dhe soaciale të ESPS dhe standardeve të performancës së IFC-së. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...