Nga sot hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e Ballkanit

Ekonomi

Nga sot hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e Ballkanit

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:06
Foto

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se nga sot, ka hyrë në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor .

Ai ka thënë se, sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë.

Postimi në Facebook:

Të dashur miq,

Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar në Beograd, në Prill të këtij viti.

Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë.

Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht por, brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021).

Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB.

Tarifat e aplikiuara janë të bashkangjitura.

Komunikim të këndshëm kudo që udhëtoni!

Ju lutem ndani me miq që të informohen të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat