Lluka: Kosova me hapa konkretë drejt transformimit digjital rajonal

Ekonomi

Lluka: Kosova me hapa konkretë drejt transformimit digjital rajonal

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 13:13
Lluka: Kosova me hapa konkretë drejt transformimit digjital rajonal

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së rreth Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, takim ky i ftuar nga komisionarja për Teknologji dhe Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel.

Ai ka përshëndetur lansimin e Agjendës Digjitale për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit regjional me synim të krijimit të një ekonomie digjitale rajonale.

“Kosova ka mirëpritur lansimin e Agjendës Digjitale për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Evropian të mbajtur në Sofje të Bullgarisë në kuadër të Asamblesë Digjitale vitin e kaluar. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku me vendet e Ballkanit perëndimor dhe vendet e BE-së në mënyrë që të bëjmë tranzicionin e regjionit në ekonomi digjitale, dhe të përfitojmë nga ky transformim digjital, në mënyrë që të kemi rritje më të shpejtë ekonomike, më shume vende pune, dhe shërbime më të mira për qytetarët tonë”, tha ministri Lluka.

Ai gjithashtu ka mirëpritur fillimin e implementimit të marrëveshjes rreth roamingut në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, komisionarja për Teknologji dhe Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel, tha se nga aprovimi i agjendës digjitale vitin e kaluar në Sofje kanë arritur të aprovojnë marrëveshjen e parë të roamingut dhe ka kërkuar nga ministrat e rajonit që të rritet bashkëpunimi për krijimin e tregut digjital.

“Nga agjenda digjitale e aprovuar në Sofje të vitit të kaluar ne kemi arritur që brenda një viti të kemi marrëveshjen e parë të roamingut si dhe priten shumë fonde të shfrytëzohen nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë synim të ndihmojnë këto vende në arritjen e objektivave të ekonomisë digjitale. Unë, kërkoj nga ministrat e rajonit të cilët mbulojnë këtë sektor që të rrisin bashkëpunimin, në mënyrë që të krijohet një treg i përbashkët digjital, duke eliminuar procedurat e panevojshme burokratike”, u shpreh Gabriel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat