Zhiviq premton rritjen e investimeve në bujqësi - Bota Sot
Zhiviq premton rritjen e investimeve në bujqësi

Ekonomi

Zhiviq premton rritjen e investimeve në bujqësi

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:21
Pamje nga takimi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq ka pritur në një takim sot zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jan Akselom Vosom, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, ministrja Zhiviq ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për këtë vit, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit.

Ajo falënderoi zëvendës ambasadorin gjerman për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, që sipas ministres kjo ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e mëtejmë të sektorëve të ndryshëm në vend.

Në takim është diskutuar edhe për ndërtimin e një parku me pajisje të energjisë së ripërtërirë nga era në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...