Ftesë për forum, panair dhe B2B në Slloveni nga EAC dhe Oda Sllovene e Bizneseve - Bota Sot
Ftesë për forum, panair dhe B2B në Slloveni nga EAC dhe Oda Sllovene e Bizneseve

Ekonomi

Ftesë për forum, panair dhe B2B në Slloveni nga EAC dhe Oda Sllovene e Bizneseve

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 19:10
Foto Ilustrim

EAC Oda Sllovene e Bizneseve planifikon të organizojë një vizitë në Slloveni për ndër të Panairit Ndërkombëtarë të tregtisë “MOS Celje” në pikat e agjendës:
Vizita e panairit MOS,
Forumi o bizneseve Slloveno-Kosovare
Platforma për hulumtim të informatave dhe përzgjedhje më e mire e tregjeve për eksport duke u bazuar në të dhënat e tregjeve më aktuale
Takime B2B dhe
Vizita tek bizneset

Panairi dhe të gjitha këto ngjarje zhvillohen në datat prej 10 deri më 15 Shtator 2019, panairi MOS shçuhet ndër panairet më të mëdha në Slloveni dhe rajon.

Dëshirojmë të u japim mundësin të gjitha bizneseve të cilat kanë interes që të marrin pjesë në këto ngjarje të të rëndësishme rajonale, të na kontaktojnë deri më 19.08.2019 për shkak të procedurave të Forumit, B2B dhe Paniarit si dhe organizimit më të mirë dhe funkcional.

Panairi MOS është një rast i mirë për zhvillimin e bashkëpunimit në mes kompanive, dhe takime direkte me kompanitë Sllovene të cilat janë interesante për bizneset Kosovare.

MOS është një ngjarje biznesi dhe panair që tërheq çdo vit mbi 800 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe 1400 përfaqësues dhe mbi 100,000 vizitorë .

Ajo është e ndarë në pesë segmente: MOS Home, MOS Technical, MOS Turizëm, MOS B2B dhe MOS Plus. MOS plotësohet me leksione, ngjarje dhe punëtori nga fusha të ndryshme, ku mund të merrni shumë informacione të dobishme në lidhje me konceptet e reja të të bërit biznes
Tradicionalisht, panairi ka një shtet partner, i cili e bën më të lehtë vendosjen e lidhjeve ekonomike midis vendeve. Këtë vit vendi partner I MOS është Mali i Zi, thot zotëri Bajram Fusha drejtor I Odës Sllovene të Bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...