Sektori i bujqësisë u rrit 24,1% - Bota Sot
Sektori i bujqësisë u rrit 24,1%

Ekonomi

Sektori i bujqësisë u rrit 24,1%

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Sektori i bujqësisë u rrit me 24,1% në 6-mujorin e parë të vitit 2019, bëri të ditur sot ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi.

Bujqësia dhe nënsektorët e tij bashkë me agroinbdustrinë, është sektori që ka sot mbështetjen më të madhe financiare si asnjëherë më parë nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Zhvillimet pozitive në sektorin e bujqësisë gjatë këtij viti, shkojnë në më shumë të ardhura për familjet fermere, më shumë prodhim vendi, eksporte dhe një pjesë e rëndësishme kontribuon në buxhetin e shtetit.

Bujqësia e rriti kontributin e saj në PBB me mbi 2%, ndërsa po shton ndjeshëm numrin e të punësuarve në këtë sektor.

Eksportet bujqësore kanë shënuar nivelin më të lartë ndër vite dhe janë dyfishuar gjatë vitin e fundit.

Në shpenzimet buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë komponenti i zhvillimit rural që mbështet prodhimin bujqësor, blegtoral, agropërpunimin dhe marketimin, zë një përqindje konsiderueshme. Ndërsa programi IPARD II i BE-së në fazën e parë të tij pranoi mbi 300 aplikime nga fermerët dhe garantoi mbi 50 milionë euro mbështetje, ndërkohë që pritet të hapet thirrja e dytë e IPARD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...