Kur do të ndodhë privatizimi i Telekomit sipas Llukës? - Bota Sot
Kur do të ndodhë privatizimi i Telekomit sipas Llukës?

Ekonomi

Kur do të ndodhë privatizimi i Telekomit sipas Llukës?

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:36
Valdrin Lluka

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se privatizimi i Telekomit të Kosovës do të sjellë vetëm benefite për qytetarët e Kosovës.

Ai ka folur të martën në edicionin qendëror të lajmeve në RTK.

“Ne mendojmë që Privatizimi është rruga e duhur, është praktikë ndërkombëtare e botës së zhvilluar, kështu të rritet vlera dhe dividentat. Paralelisht është duke u ristrukturuar Telekomi”, ka thënë ai. “Interesimi ynë është që të tërheqim brendet e njohura ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se privatizimi nuk do të ndodhë në kohën kur Kosova ka qeveri të dorëhequr, por Lluka ka thënë se angazhimi i tij po bëhet në plan më afatgjatë, në rast se Qeveria e ardhshme mendon që duhet të ndodhë privatizimi, atëherë ta ketë më të lehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...