KRU ‘Prishtina’: Nga muaji shtator do të bëjmë shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Ekonomi

KRU ‘Prishtina’: Nga muaji shtator do të bëjmë shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të fillojë me intensitet të lartë nga data 02 shtator 2019.

KRU “Prishtina” thotë se të gjithë konsumatorët e kanë obligim ligjor pagesën e borxhit dhe se me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara.

“Shkyçjet individuale për konsumatorët borxhlinj po fillojnë nga muaji shtator 2019. Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjorë që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar. Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara ndaj shërbimeve të ujit si dhe të gjithë ata konsumatorë që kanë hy në marrëveshje në mes të kreditorit- debitorit dhe nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Drejtori ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se borxhi i konsumatorëve që nga paslufta ka arritur në 40 milionë euro. Abdullahu kishte paralajmëruar se mbledhja e këtyre borxheve do të bëhet me përmbarues privat.

“Ne nuk i dëshirojmë këto masa, por është që konsumatori të mos pret që të vijë në atë situatë. Për sa i përket borxheve, janë aty rreth 40 milionë euro të grumbulluara që nga paslufta. Pas faljes së borxheve dhe riprogramimeve, por ajo që është më e keqe se konsumatorët që kanë përfituar nga falja e borxheve dhe kanë bërë një marrëveshje që pjesa tjetër me këste të paguhet, ata nuk janë përmbajtur dhe jemi të detyruar t’i marrim edhe hapat tjera që të shkojmë me përmbarime”, kishte pralajmëruar Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat