Rritet importi në Kosovë

Ekonomi

Rritet importi në Kosovë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit me 1.3 për qind në tremujorin e dytë 2019, krahasuar me tremujorin e parë të po këtij viti, thuhet në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për indeksin e çmimeve të importit për tremujorin e dytë 2019.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te lëkura dhe artikujt prej saj me 8.9%, prodhimet bimore 8.4%, prodhimet minerale 4.5%, shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve 2.6%, artikujt e ndryshëm të prodhuar për 2.2%, mjetet e transportit 1.3%, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre 1.2%, etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve sipas sektorëve tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 20 për qind, tekstili dhe artikujt prej tij 3.3 për qind, letra dhe artikujt prej saj për 1.3 për qind, druri dhe artikujt prej tij 0.4 për qind dhe këpucët me 0.3 për qind.

Ndërkaq, krahasuar TM2 2019 me TM2 2018, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.9%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te lëkura dhe artikujt prej saj me 26.8%, prodhimet minerale 19.1%, shtazët e gjalla dhe prodhimet prej shtazëve 12.5%, prodhimet bimore 10.9%, etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve sipas sektorëve tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës për 14.3%, tekstili dhe artikujt prej tij 11.8%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 2.5 % dhe vajrat ushqyese me 1.9%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat