Zëvendësambasadori gjerman dhe Gizi vizitojnë "Kosmonte Foods"

Ekonomi

Zëvendësambasadori gjerman dhe Gizi vizitojnë "Kosmonte Foods"

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:38
Jan-Axel Voss

Kompania për distribuim të produkteve ushqimore "Kosmonte Foods" gjatë ditës së sotme është vizituar nga zëvendësambsadori gjerman në Kosovë, Jan-Axel Voss dhe përfaqësuesja për bashkëpunim ekonomik në ambasadën gjermane, Anja Becky dhe Gizi gjerman.

Drejtori i "Kosmonte Foods", Lulzim Begaj, tha se kjo kompani për qytetarët e Kosovës ofron produktet më të mira dhe më të freskëta që prodhohen në vendet evropiane veçanërisht ato gjermane.

Sipas tij, kompania që ai udhëheq ka bashkëpunim të mirë me kompanitë gjermane duke shprehur vullnetin për të zhvilluar tutje këtë bashkëpunim.

Begaj mysafirët gjermanë i ka njoftuar për infrastrukturën dhe zhvillimin ndër vite dhe po ashtu problemet me të cilat po ballafaqohet kompania "Kosmonte Foods".

 Të mahnitur me kushtet e punës, infrastrukturën dhe zhvillimin e kësaj kompanie u shprehen edhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jan-Axel Voss dhe përfaqësues nga Gizi gjerman të cilët e ftuan këtë kompani që të jetë pjesë e projekteve që janë pjesë e Gizit gjerman.

"Kosmonte Foods" ka të punësuar 220 punëtorë dhe është duke punuar në zgjerimin e stafit. Kjo kompani e cila u hap në vitin 2000 ofron një gamë të gjerë të produkteve nga 70 kompani me rreth 800 produkte të ndryshme.

Ndër to janë Jogobella, Monte, Loyd, Natyrella, Perutnina, Noa etj.

Kosmonte Foods" ofron edhe kushte tejet të mira të magazinimit dhe ka një sistem të depove me regjim plus dhe minus të temperaturave.

Depot janë të pajisura me mekanizma adekuat për mirëmbajtjen e mallit, janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi profesional ne qëllim që të jenë në standarde dhe kritere të magazinimit evropian.

Logjistika e kësaj kompanie posedon mbi 100 automjete frigoriferike, në mënyrë që distribuimi të kryhet në çdo kohë sipas kërkesave në treg, për t’i ofruar zgjidhjen më të sigurt dhe produkti të arrijë në gjendjen e duhur në mënyrë strikte s ai përket kushteve të mirëmbajtjes që kërkohet në produkt.

Me zhvillimin ndër vite të kompanisë, "Kosmonte Foods" ka hapur pikën tjetër të distribuimit në Shqipëri në vitin 2006 me po të njëjtin program produktesh dhe me një infrastrukturë magazinimi shumë moderne dhe me standard evropian.

Gjatë rrugëtimit të vizionit, ‘Kosmonte Foods’ u zgjerua në tregun e Lindjes së Mesme konkretisht në Dubai, hapi poashtu në vitin 2006 filialin e saj, duke u bërë kompania e parë evropiane stabile e distribuimit të produkteve nga brendet shumë ekskluzive në këtë treg.

Kompania vazhdoi zgjerimin e saj duke operuar nga viti 2016 edhe në Katar.

Liferimi realizohet në kohë shumë të shpejt dhe efikase nëpërmjet filialit në Gjermani.

Kompania për distribuim "Kosmonte Foods" aktualisht është duke punuar edhe për zhvillimin e infrastrukturës për të plasuar në tregun evropian prodhime të artikujve me pemë dhe perime./B.Ibishi/

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat