Rafuna: PDK me plan konkret për politikat fiskale - Bota Sot
Rafuna: PDK me plan konkret për politikat fiskale

Ekonomi

Rafuna: PDK me plan konkret për politikat fiskale

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 07:00
Lulzim Rafuna

Reformat dhe politikat fiskale është tema e debatit të sotëm në RTK 1 me përfaqësuesit e partive politike. Përfaqësuesi i PDK-së, Lulzim Rafuna, ka thënë se PDK si parti konservatore e qendrës së djathtë, e ka si objektiv strategjik rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Për këtë arsye PDK do të fokusohet në shtetin e së drejtës, në zhvillimin e sektorit privat, pasi ai është motor i zhvillimit ekonomik të vendit. Ne si parti kemi udhëhequr me Ministrinë e Financave dhe kemi ndërmarrë një sërë reformash të politikave fiskale, të cilat kanë reflektuar në aspektin pozitiv sidomos në sektorin privat. Iu kemi qëndruar besnik të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe premtimeve që i kemi dhënë se nuk do të ketë tatime të reja dhe se nuk do të ketë ngritje të tatimeve ekzistuese. Në fakt kanë ndodhur edhe lirimet nga tatimi doganor i lëndës së parë të produktit, linjës së prodhimit, IT-së, pjesë rezervë të linjave të prodhimit etj”, ka theksuar Rafuna në emisionin “Debat” në RTK 1.

Ai ka thënë se edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës do të vazhdojnë me një plan shumë të mirë të zhvillimit ekonomik dhe punësimit të qëndrueshëm.

“Ky  plan parashihet të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme deri në 8 përqind”, është shprehur përfaqësuesi i PDK-së.

Tutje Rafuna ka thënë se nuk ka nevojë që një ministër të sjellë lista me atë çka duhet të reformohet.

“Çdo ministër i financave duhet t’i përvjelë mëngët e të marrë vendime. Ish-ministri Abdullah Hoti nuk ka sjellë kurrfarë reformash, përkundrazi i ka rritur tatimet”, ka shtuar Rafuna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...