Lluka: Franca partnere e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës

Ekonomi

Lluka: Franca partnere e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:41
Valdrin Lluka

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Francës Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për zhvillimet ekonomike në vend, ecurinë e projekteve franceze në Kosovë, si dhe intensifikimin e partneritetit ekonomik mes dy shteteve.

Gjatë takimit, ministri Lluka ka konfirmuar gatishmërinë e  Kosovës për të vazhduar me rritjen e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve nëpërmjet rritjes së investimeve direkte të investitorëve francezë në Kosovë dhe promovimit të produkteve kosovare në Francë.     

Në takim gjithashtu është diskutuar ecuria e implementimit të projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, projekt ky në vlerë 86 milionë euro.

Ambasadorja Christine Butel, i ka përcjellë ministrit Lluka, angazhimin dhe rolin e Francës, për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset që ndihmojnë vendin tonë në zhvillimin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat