Mehmeti: FMN-ja rekomandoi që të rritet çmimi i sigurimeve

Ekonomi

Mehmeti: FMN-ja rekomandoi që të rritet çmimi i sigurimeve

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 11:35
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur BQK-ja se ka qëllim të ruajnë stabilitetin dhe qendrueshmërinë e fushës së sigurimeve.

“Ne kemi qëllim edhe të mbrojmë polismbajtësit. Ne kemi pasur edhe rekomandim nga FMN, që kanë vlerësuar se duhet të rishikohen tarifat e sigurimit. Çmimet nuk kanë qenë të ndryshuar nga viti 2001 dhe deri më tani nuk ka pasur ndryshim. Rishikimi është dashur të bëhet në çdo vit. Ne e kemi obligim ligjor që të rishikohen tarifat. Qëllimi ynë është të mbrojmë polismbajtësin dhe të ruajmë stabilitetin e sigurimeve. Kemi pasur shumë ankesa në BQK për telashet në pagesa”, tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, bëri me dije se një kompanisë së sigurimeve i ka marrë licenca. “Nuk do të tolerojmë që të shkelen ligjet. Sipas tij janë disa faktorë që kanë ndikuar që të rritet pagesa për sigurimeve. “Ne kemi marrë kërkesë që të rriten çmimet 36 %, por ne kemi refuzuar si të tillë”, tha ai për RTK.

 

Sipas tij në vitin 2001 nuk janë njohur policat e Kosovës në Shqipëri. “Vetëm në vitin 2018 është pagur mbi 400 mijë euro në Shqipëri për demet që i kanë shkaktuar atje

Kurse Sokol Havolli zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, tha se BQK është duke marrë veprime për të përmirësuar industrinë e sigurimeve.

“Ne i kemi dhënë ultimatum kompanive të sigurimeve për shpenzimet. Ne do të ndryshojmë edhe rregulloren për të ulur shpenzimet, po ashtu edhe do të ndryshojmë modelin për të bërë biznes. Nuk do të tolerojmë që vetëm TPL-ja, të jetë biznes i kompanive të sigurimeve”, tha ai. Edhe Havolli tha se që nga viti 2001 nuk ka pasur asnjë ndryshim të çmimeve të sigurimeve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat