AKP aprovon listat për shpërndarjen e 20% për punëtorët e ndërmarrjes Rilindja

Ekonomi

AKP aprovon listat për shpërndarjen e 20% për punëtorët e ndërmarrjes Rilindja

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:40
AKP

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe mori vendime për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve u informua lidhur me çështjet që ndërlidhen me auditimin, si dhe lidhur me zhvillimet e fundit të aktiviteteve të AKP-së. Bordi miratoi propozimin për aprovimin e raportit të Komisionit për shitjen e Banesave në pronësi të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Veç kësaj Bordi miratoi draft-udhëzuesin për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit, si dhe shqyrtimin e rezultateve/çmimeve të ofertimit nga qiradhënia e aseteve (Likuidim dhe Privatizim) përmes shpalljes publike.

Gjithashtu në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve aprovoi listat për shpërndarjen e 20% për punëtorët e ndërmarrjes Rilindja dhe ndërmarrjes kooperativa  Zivko Vasic.

Bordi miratoi edhe propozimin e  Autoritetit të Likuidimit të NSH Ballkani Suharekë (në likuidim) për aprovimin e Raportit për Shpërndarjen e Përkohshme të pjesshme për kreditorët e NSH-së.

Përveç kësaj Bordi aprovoi edhe propozimin për inicimin e procedurave të likuidimit për 20 ndërmarrjet shoqërore si më poshtë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat