Brendimi element i rëndësishëm për produktin

Ekonomi

Brendimi element i rëndësishëm për produktin

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:34
Pamje nga takimi

​Është mbajtur takimi në mes bizneseve dhe dizajnerëve, ku është diskutuar për rëndësinë e brendimit dhe dizajnit të produkteve, si dhe rrjetëzimin e dizajnerëve të rinj që janë në United Pixels Akademi.

Ky projekt u përkrah nga United Pixels Akademi dhe Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), i cili financohet nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Fal këtij bashkëpunimi një grup i dizajnerëve janë përgatitur për të ofruar shërbime të përballueshme të brendimit, dizajnimit dhe menaxhimit të pranisë në media sociale për biznese të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Armend Berisha nga United Pixels Akademi, tha se përmes këtij takimi do kenë mundësi që bizneset kosovare të njoftohen me dizajnerë që janë të gatshëm të ofrojnë shërbime në sferën e marketingut.

Sipas tij, bizneset duhet të punojnë në krijimin e brendit për produktin e tyre, pasi që duke investuar tek brendi, investon direkt në rritje të biznesit.

Berisha tha se bizneset krahas investimeve në llogo, duhet të investojnë edhe në brend.

Berisha: Duhet të investohet edhe në aktivitete sociale sepse ndikojnë pozitivisht në krijim të brendit

“Është shumë me rëndësi që të investojmë edhe në aktivitete sociale të cilat mund të ndikojnë shumë pozitivisht në krijimin e një brendi sa më të besueshëm dhe pozitiv tek njerëzit. Po ashtu, edhe investimi në imazh një shembull është investimi në invertar mund ta luaj një rol shumë pozitiv tek krijimi i përshtypjes tek njerëzit dhe konsumatorët në përgjithësi”, tha ai.

Hana Hoxha nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), tha se në Kosovë ka mungesë të shërbime të marketingut për bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ajo tha se qëllimi është që përmes këtyre aktiviteteve të zhvillohet sektori i përpunimit të ushqimit dhe jo vetëm.

Hoxha: Kosova ka mungesë të shërbimeve të marketingut

“Qëllimi i projektit është që ta zhvilloi sektorin e përpunimit të ushqimit  jo vetëm nga ana e makinerisë që kemi bërë deri tash në impute bujqësore dhe i kemi përkrahur më shumë në këtë drejtim por më shumë edhe tek pjesa e shërbimeve dhe me fokus të veçantë tek pjesa e marketingut, ridizajnimin dhe brendimin e produkteve finale. Ne kemi punuar në drejtim që të bashkëpunojmë sa më shumë me bizneset në këtë drejtim. Mirëpo çfarë kemi dalluar është se nuk ekzistojnë në treg të Kosovës shërbime të marketingut që janë të volitshme, sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme”, tha ajo.

Kurse, Zarije Malsiu nga Biofruti, e cila merret me grumbullim të bimëve aromatike, tha se për shkak të investimeve të shumta nuk ka arritur asnjëherë të investojë në brendin e saj.

Brendin e krijuar për biznesin e saj nga dizajneri i United Pixels Akademi, Andi Hasani e ka pëlqyer shumë ajo.

Malsiu: PPSS më ka ndihmuar me makineri, nuk kam mundur të arrij të investoj në brend

“PPSS që dy vite më ndihmon me disa mjete makinerike të cilat ma kanë lehtësuar punën shumë dhe më kanë ndihmuar shumë për grumbullimin e tyre ato nuk kanë qenë mjete jo shumë të lira kanë qenë mjete të shtrenjta dhe më janë nevojitur mua shumë, më kanë ndihmuar dhe kam ecur përpara. Edhe për brendin tani as që e kam menduar sepse kur je duke punuar nga zero nuk ki investime kam investuar shumë dhe nuk kam mundur të arrij tek brendi”, tha ajo. 

Unidet Pixel Akademy është krijuar në vitin 2017 duke ofruar kurse për dizajn grafik e më pas edhe në fushën e Motion Grafik dhe zhvillim të aplikacioneve IOS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat