Mbi 24 mijë tonë mandarina hynë në Kosovë, vijnë nga Shqipëria e Peruja - Bota Sot
Mbi 24 mijë tonë mandarina hynë në Kosovë, vijnë nga Shqipëria e Peruja

Ekonomi

Mbi 24 mijë tonë mandarina hynë në Kosovë, vijnë nga Shqipëria e Peruja

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Mandarina është fruti që kosovarët gjatë sezonës së dimrit e konsumojnë më shumë se cilindo frutë tjetër. Në Kosovë ai importohet me tonë, kryesisht gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, të gjitha depot e tregtarëve mbushen me to.

Vetëm brenda tre vjetësh: 2017, 2018 dhe 2019 në Kosovë është importuar sasia prej 24 milionë e 700 mijë kilogram mandarina, nga vende të ndryshme të botës.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti janë importuar 6 milionë e 800 mijë kilogram, ndërsa një vit më herët sasia ka qenë me e madhe. Në 2018 janë importuar mbi 9 milionë kilogram.

Shqipëria është vendi nga i cili importohet më së shumti mandarina, duke lënë prapa Greqinë dhe Turqinë.

Kështu vetëm brenda vitit 2019 nga Shqipëria janë importuar 181 580,00 mandarina.

Derisa këtë vit sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, import të mandarinave ka pas edhe Peruja dhe Kosota Rika, vende këto nga të cilat nuk ka pas import ndonjëherë.

E tregtarët kanë treguar për Gazetën Insajderi rreth çmimit të tyre.

Patriot Maqestena, tregtar në “Tregun e Gjelbër” ka thënë se çmimi i mandarinës është nga 65 deri në 70 cent.

“Mandarina është 65 – 70 cent, po sillet çmimi, prej Shqipërisë më shumë, prej Sarandës vin më së shumti. Po këtu në treg, pak lun me 5 cent, por në këto marketet e mëdha për me i afru njerëzit o i lëshojnë çmimet pak më shumë, për shembull 50 cent e marrin, 50 cent e shesin vet”, ka thënë Maqestena për Insajderin.

Derisa ka shtuar se “dhjetori, gjysma e nëntorit dhe dhjetorit, do të thotë prej 15 fillon, nëntor deri për vit të ri, 1 muaj e gjysmë”.

Kurse Artan Gajtani, tregtar në “Tregun e Ulpianës” ka treguar se brenda ditës i shet deri në 50 kilogramë mandarina.

“Mandarinat janë, 70 cent kilogrami shiten, vinë kryesisht prej Shqipërisë, import prej Shqipërisë. Varet nga një ditë më shumë nga një ditë më pak, 50 – 60 kilogram afërsisht shiten”, ka thënë Gajtani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat