ATK, finalizohet marrëveshja për modernizimin e teknologjisë informative

Ekonomi

ATK, finalizohet marrëveshja për modernizimin e teknologjisë informative

Më: 31 janar 2020 Në ora: 16:04
ATK

Në Administratën Tatimore të Kosovës sot është finalizuar marrëveshja kontraktuale me konsorciumin i cili pas procedurave të rregullta të prokurimit, ka fituar tenderin për implementimin e projektit të modernizimit të teknologjisë informative.

ATK ka zhvilluar procedurat për zhvillimin e sistemit të ri të teknologjisë informative, përmes të cilit do të mundësohet digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve të punës në Administratën Tatimore, menaxhimi i ndryshimeve dhe përshtatja e lehtë me legjislacionin tatimor, si dhe ndërveprimi i plotë ndërinstitucional.

Përmes sistemit të ri të teknologjisë informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat