Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Botërore

Ekonomi

Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Botërore

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 14:54
Pamje nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar sot Diego Martinez, zëvendësdrejtor i Bankës Botërore dhe Alper Ahmet Oguz, zyrtar i lartë për sektorin financiar përgjegjës për portfolion e Kosovës.

Me këtë rast, Mehmeti ka uruar Alper Ahmet Orguz për detyrën e re dhe i siguroi gatishmërinë e Bankës Qendrore për avancimin e projekteve zhvillimore.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet pozitive të sektorit bankar, sfidat e ardhshme dhe roli i këtij sektori në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të Bankës Botërore për të mbështetur sektorin financiar.

Mehmeti ka informuar zyrtarët e Bankës Botërore lidhur me stabilitetin e sistemit financiar në vend dhe ka falënderuar Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për zhvillimin e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. 

Sipas komunikatës së BQK-së, Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur me përmirësimin e qasjes në financa e cila në masë të madhe është rezultat i ndihmës së Bankës Botërore dhe mbështetjes që ajo i ka dhënë Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat