Oda Ekonomike Amerikane mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 13:16
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve kosovare dhe serbe.

Oda Amerikane beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.

“Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investitorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj”, thuhet në njoftim.

OEAK thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat