​Ministri Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan për sistemin social në Kosovë

Ekonomi

​Ministri Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan për sistemin social në Kosovë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:46
​Ministri Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e reformës së sistemit social në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për prioritetet e Qeverisë Kurti në lidhje me përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, nevojën e identifikimit të përfituesve të sistemit social, si dhe programeve të tjera për mbrojte sociale dhe shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat