Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagesë 0800 80 800, ATK ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht te markete dhe farmacitë, të cilat janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor.
Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë).
Linja pa-pagesë 0800 80 800 është e hapur për të pranuar raportimet e qytetarëve sa i përket keqpërdorimit të çmimeve te bizneset në Kosovës, me rastin e koronavirusit, pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.