Fabrika e vajit ka rezerva të mjafueshme për konsumatorët

Ekonomi

Fabrika e vajit ka rezerva të mjafueshme për konsumatorët

Më: 18 mars 2020 Në ora: 01:16
Foto ilustrim

Të dashur qytetar, përkundër situatës së krijuar në lidhje me virusin COVID 19, prioriteti kryesor ka qenë dhe vazhdon të jetë furnizimi qytetarët me vajin dhe margarinë Floil në të gjitha pikave e afërt të tyre, por duke mos pasur ndryshim në çmim, thonë nga fabrika e vajit Floil.

Për këtë arsye, ju njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të ofrojmë shërbimin tonë dhe që asnjëra nga pikat furnizuese për qytetarët nuk do të ketë mungesë të produkteve Floil.

Po ashtu brenda rafinerisë Floil dhe gjatë transportit janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit, sipas rekomandimeve të bëra nga institucionet relevante (Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje për kujdes maksimal, ushqyeshmëri të shëndetshme dhe më e rëndësishmja duke mos krijuar panikë.

Vaji Floil do ju shërbej çdo konsumatori, ashtu siç u kemi shërbyer dhe u kemi qëndruar besnik deri tani.

Bashkë ne mundemi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat