Kosova përfiton 9.4 milionë euro nga Banka Botërore për projektin për Efiçiencë

Ekonomi

Kosova përfiton 9.4 milionë euro nga Banka Botërore për projektin për Efiçiencë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:20
Bisnik Bislimi

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milion euro.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare është bërë e ditur se marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

“Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në njoftim.

Ky grant është vazhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2,785,000 dollarë amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat