​OAK: Bankat urgjentisht të fillojnë punën në Komunën e Malishevës

Ekonomi

​OAK: Bankat urgjentisht të fillojnë punën në Komunën e Malishevës

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës, përmes një kërkese drejtuar Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave, shpreh shqetësimin pas ankesës së bizneseve, që në komunat që janë në karantinë bankat nuk po punojnë, gjë që po iu pamundëson të punësuarve të hapin xhirollogaritë bankare dhe të regjistrohen për të përfituar nga skemat e pakos emergjente fiskale.

OAK kërkon nga BQK dhe Shoqata e Bankave të Kosovës të gjendet një zgjidhje dhe bankat të funksionojnë, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të kenë mundësi të marrin shërbimet e nevojshme.

Për më tepër OAK përkujton se në Komunën e Malishevës, e cila është në karantinë, punonjësit nuk kanë mundësi të hapin llogari për të përfituar nga oferta e qeverisë dhe gjithashtu bizneset nuk kanë mundësi që të kryejnë shërbime në ndonjë komunë tjetër si rezultat i karantinës për shkak të koronavirusit.

OAK kërkon nga BQK dhe Shoqata e Bankave të Kosovës që ky problem të trajtohet me prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat