​Bislimi: ATK-ja duhet të jetë efikase dhe e ndershme ndaj tatimpaguesve - Bota Sot
​Bislimi: ATK-ja duhet të jetë efikase dhe e ndershme ndaj tatimpaguesve

Ekonomi

​Bislimi: ATK-ja duhet të jetë efikase dhe e ndershme ndaj tatimpaguesve

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:15
Besnik Bislimi

Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) sot në një konferencë virtuale për media ka prezantuar rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2019, ku është thënë se në krahasimi me vitet e më hershme (2015-2017) vështirësitë e procedurave të ATK-së kanë rënë për gjitha pikat, posaçërisht për rimburësimin

Drejtues të ATK-së theksuan se vlerësimi i perceptimit të tatimpaguesve individual dhe i bizneseve është bërë për punën dhe shërbimet e ofruara nga ATK-ja, si për disponushmërinë e informatave nga ATK-ja, vështirësitë dhe raportet kohore për procedurat e ATK-së.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj theksoi se janë bërë disa veprime në ATK-së gjatë vitit të kaluar me qëllim të përmirësimit të proceseve të punës dhe përmirësimin e integritetit të institucionit të ATK-së.

Megjithatë, Murtezaj tha se përkundër arritjeve në vitet e fundit në ATK, kërkohet ende angazhim për shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Murtezaj: Gatë vitit 2019 është bërë përmirësim i punës në ATK

“Ne si institucion nuk jemi të vet kënaqur, por përkundrazi kemi bërë shumë veprime gjatë vitit 2019, dhe në fillim të vitit 2020, me qëllim të përmirësimit të proceseve të punës dhe përmirësimin e integritetit të institucionit të ATK-së. Po i potencoj disa nga masat të cilat I kemi ndërmarrë gjatë periudhës 2019 dhe 2020, si masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve për të cilët është konstatuar shkelje administrative, ndërsa për sjelljet penale rastet janë ndërguar në organet relevante të drejtësisë”, deklaroi Murtezaj.

Ndërsa, ministri në detyrë i Financave dhe Tranfereve Besnik Bislimit theksoi se rezultatet e anketës tregojnë që ka përmirësime dhe në këtë 20 vjet në ATK është bërë punë e madhe, si dhe është në rrugë të mbarë për përmirësime të mëtutjeshme.

Ministri Bislimi pohon se ajo për çfarë duhet të sigurohen tatimpaguesit, është që vendi ta këta një Administratë Tatimore efikase dhe të ndershme, e cila kishte me reduktuar koston për të bërë biznes dhe nxitjen e luftimit të korrupsionit.

Bislimi: Tatimpaguesit duhet të ballafaqohen me një ATK të ndershme dhe efikase

“Ndryshimet e vazhdueshme në sistemin tatimor nuk janë të frytshme dhe krijojnë pasiguri. Një prej prioriteteve të mia është që me ndërhyrë në sistemin tatimor sa më rrallë, edhe vetëm për me përmirësua mangësitë të cilat janë evidentuar. Një element tjetër që duhet me i sigurua tatimpaguesit, qoftë biznese ose konsumator, është që ata ballafaqohen me një Administratë efikase dhe të ndershme, meqë kjo redukton shumë koston për të bërë biznes, e me këtë mendoj që duhet me luftua korrupsionin. ATK me sa di unë, sa herë ka inflamacione për zyrtarë tatimor, të cilët kanë tejkaluar kompetencat, këta i suspendojnë menjëherë. Kjo më bënë mua optimist edhe për vitet në vijim”, deklaroi Bislimi.

Ai po ashtu theksoi se si Ministri kanë pasur synime bukur të mira, edhe me për me reduktua ekonominë informale për arsye se biznesi ka nevojë për konkurrencë të ndershme, por sipas tij edhe pandemia ka prishur planet.

Ai bëri me dije se vetëm gjatë muajit të kaluar janë 10 mijë e 200 punëtorë të cilët janë regjistruar për herë të parë, krahasuar këtë, është një ulje e papunësisë për rreth 4 përqind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat