Kjo kompani do të ndërpresë 3,000 kontrata pune - Bota Sot
Kjo kompani do të ndërpresë 3,000 kontrata pune

Ekonomi

Kjo kompani do të ndërpresë 3,000 kontrata pune

Më: 5 maj 2020 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Kompania britanike Virgin Atlantic, do të ndërpresë 3,000 kontrata pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të ndalojë veprimtarinë në Aeroportin Gatwick të Londrës, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Kjo linjë ajrore, që punëson rreth 10,000 persona, ka pezulluar shërbimet në Gatwick gjatë pandemisë dhe ka thënë se nuk do të rifillojë punën.

Virgin Atlantic është në proces të aplikimit për hua emergjente nga Qeveria britanike.

Ajo ka thënë se planifikon edhe të zvogëlojë numrin e aeroplanëve në flotë, nga 45 në 35 deri në verën e vitit 2022.

Kjo kompani ka thënë se planifikon të rikthejë rreth 60 për qind të kapacitetit të udhëtimeve deri në fund të vitit 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat