Guvernatori i Bankës Qendrore jep një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë kredi - Bota Sot
Guvernatori i Bankës Qendrore jep një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë kredi

Ekonomi

Guvernatori i Bankës Qendrore jep një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë kredi

Më: 16 maj 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeni, ka thënë se Fondi për garantimin e kredive duhet të rritet nga qeveri me një fond emergjent prej 300 milionë eurove

Sipas tij, qeveria duhet të vazhdojë me subvencionimin e pagave dhe qerave.

Ai ka folur edhe për shtyrjen e kredive nga 16 prilli deri më 16 qershor, duke thënë se nuk do të ketë interes ndëshkues, nuk do të ketë prishje të retingut, por do të ketë interes të rregullt që nuk do të paguhet menjëherë por minimumi në 6 muajt e ardhshëm.

Kurse, i pyetur nëse do të ketë sërish shtyrje të kredive edhe pas këtyre tre muajve, ai ka thënë se bankat do t’i udhëzojmë që le ta vlerësojnë aftësinë paguese të klientit por gjithashtu dhe do t’i udhëzojnë bankat që të bëjnë riprogramimin e kredisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat