Mehmeti: Prodhimet bujqësore duhet të sigurohen - Bota Sot
Mehmeti: Prodhimet bujqësore duhet të sigurohen

Ekonomi

Mehmeti: Prodhimet bujqësore duhet të sigurohen

Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:14
Fehmi Mehmeti

Guvenatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se Kosova ka politika fiskale më të favorshme se çdo vend tjetër.

"Nuk janë problem politikat fiskale por kushtet tjera të cilat e bëjnë të dobishme dhe që janë të nevojshme me qëllim që të përkrahet sektori i prodhimit", tha ai për RTK.

Ai po ashtu tha se duhet ndalur më shumë tek sektori i bujqësisë dhe kërkesat e bujqëve , sepse është një ndër sektorët që është promotor i zhvillimit ekonomik dhe që mund të ndikoj në rritjen ekonomike në vend, në rritjen e puënsimit.

"Kosova ka politika fiskale më të favorshme se çdo vend tjetër. Sot nuk janë problem politikat fiskale në Kosovë mirëpo janë problem kushtet tjera të cilat e bëjnë të dobishme dhe që janë të nevojshme me qëllim që të përkrahet sektori i prodhimit. Po ndalem te sektori i bujqësisë dhe t'i përmendim dy gjëra që janë esenciale, sepse është një ndër sektorët që është promotor i zhvillimit ekonomik dhe që mund të ndikoj në rritjen ekonomike në vend, në rritjen e punësimit. Ajo çfarë sot po kërkojnë bujqit në Kosovë, sipas mendimit tim profesional, është që në rend të parë ata duhet të kenë siguri për produktet e tyre. Realisht, siguri në aspektin e asaj që investimin që e bëjnë ne rast të fatkeqësive natyrore ta ketë të siguruar që në rast se shkaktohet ose humbet nga fatkeqësitë natyrore, ta kompenzojë në rastin konkret një kompani e sigurimit. Pra, të shkohet me një polisë të sigurimit 70 me 30, pra 70 e paguan shteti ndërsa 30 paguan vet bujku në rastin konkret dhe në rast të fatkeqësisë natyrore i kompenzohet nga kompania e sigurimeve 100% dëmi që është shkaktuar. E dyta, po besoj çka bujku kërkon është që produktin e vet ta ketë të sigurt të shitur, në rastin konkret shteti mund të ndihmojë dhe të ju thot të gjithë bujqëve se ju mund të prodhoni dhe nëse nuk mund ta shitni atëherë e blejmë ne, krijon rezerva shtetërore, e përcakton edhe çmimin që është i leverdishëm. Kjo është kërkesa kryesore e bujqëve sot, sepse shumë bujq detyrohen që prodhimet e tyre në rast të mos shitjes të hidhen në mbeturina, ose rastin e fundit që kemi në Rahovec  ku të gjitha punimet në tokë janë dëmtuar si rezultat e breshrave, ujrave etj, prandaj janë këto dy gjëra kryesore që duhet të realizohen sa i përket sektorit të bujqësisë, dhe që i motivon me prodhu edhe më shumë", tha guvernatori Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat