Ministria e Financave pranon pagesa në mënyrë fizike - Bota Sot
Ministria e Financave pranon pagesa në mënyrë fizike

Ekonomi

Ministria e Financave pranon pagesa në mënyrë fizike

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:00
Foto Ilustrim

Ministria e Financave dhe Transfereve përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kërkesat për pagesa dhe shkresat në Thesar do të pranohen edhe fizikisht.

“Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë për relaksimin e masave të situatës së pandemisë dhe me qëllim të mundësimit të pranimit të kërkesave të reja për pagesë, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marr vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Ministrinë e Financave dhe Transfereve-Thesar, me efekt nga data 1 qershor.

Megjithatë, ju bëjmë thirrje palëve që të kenë kujdes maksimal dhe të duhur si dhe të respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore gjatë procesit të dorëzimit të shkresave fizikisht në arkivin e Thesarit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, MFT ka kërkuar mirëkuptim që për shkak të mbingarkesës aktuale si dhe funksionimit jo me kapacitete të plota (sipas vendimit të Qeverisë për staf esencial), realizimi i kërkesave mund të marrë me tepër kohë se zakonisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat