​Rënie e lehtë e çmimeve të importit në Kosovë

Ekonomi

​Rënie e lehtë e çmimeve të importit në Kosovë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:47
Ilustrim

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie 0.6% në tremujorin e parë 2020, krahasuar me tremujorin e katërt 2019, sipas Indeksit të Çmimeve të Importeve në Kosovë për tremujorin e parë 2020, të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Rënie më të mëdha të çmimeve ishin te produktet minerale 8.3%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 3.6%, vajrat ushqyese 3%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0.5%, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 0.5%, druri dhe artikujt e tij 0.5%, etj.

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te produktet bimore 15.3%, këpucët 1.8%, mjetet e transportit 0.9%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.6%, shtazët e gjalla, produktet e shtazëve 0.5%, artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.2% dhe produktet e industrive kimike 0.1%.

Po ashtu, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare 0.6% ndërmjet TM1 2019 dhe TM1 2020. Rënie më të mëdha ishte tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës 21.8%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 13.4%, produktet minerale 9.1%, etj.

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te produktet bimore 26.6%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 3.3%, këpucët 3%, artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.6%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 1.3%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe qelqit 1.1%, mjetet e transportit 1%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1% dhe produktet e industrive kimike 0.2%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat