Bizneset në krizë, nuk i marrin parat e premtuara nga shteti

Ekonomi

Bizneset në krizë, nuk i marrin parat e premtuara nga shteti

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:58
Berat Rukiqi

Tash e një javë punës ia kanë filluar normalisht.  Por, bizneset nuk e kanë marrë akoma vetën mirë.

Kjo për shkak të pasojave që ka lënë tek ta, pauza dy mujorshe e aktivitetit të tyre, shkaku i pandemisë me Covid-19.

Ndërprerja e likuiditeti është vetëm njëra prej këtyre pasojave që liston përfaqësuesi i tyre, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

“Ndërprerja e aktivitetit ka lënë pasoja sidomos në likuiditetin e këtyre bizneseve. Kemi edhe një grumbull të shpenzimeve fikse që janë mbledhur gjatë atyre muajve që nuk ndryshojnë pavarësisht që ka pasur pandemi dhe kemi një mungesë të qarkullimit ose nëse krahasohet me periudhat e tjera të vitit të kaluar apo në raport para se me fillu pandemia. Të gjitha këto e bëjnë më të vështirë funksionimin e bizneseve në këtë kohë”, theksoi ai.

Sikur të mos mjaftonin këto, afaristët, kanë edhe një hall tjetër.

Disa prej tyre s`janë ndihmuar akoma nga pakoja emergjente e hartuar nga Qeveria Kurti, por premtimin se implementimi i pagesave për muajin mars e prill do të ndodh shpejt diçka i tillë erdhi nga pasardhësi i tij Hoti.

Pikërisht kjo çështje, Rukiqi, thotë se do të jetë pjesë e diskutimit që do të zhvillojë në ditët e ardhshme me të parin e ekzekutivit.

Por më shumë se kësaj teme, fokus në këtë diskutim, do t`i kushtohet çështjes tjetër, asaj të  rimëkëmbjes ekonomike.

“Ka pasur një deklarim brenda Qeverisë që do të ketë një shtim të përpjekjeve për ta kryer këtë pjesën apo që do të jetë një ndër prioritetet, kryerja e pagesave me Pakon Emergjente. Besoj që këto ditë do të komunikojë me Kryeministrin dhe do ta diskutojmë këtë pjesë, por sidomos me rëndësi është kjo pjesa tjetër e rimëkëmbjes, por edhe të mësojmë nga gabimet se si mund të bëhet më mirë sesa që u veprua te pjesa e emergjencës”, deklaroi Rukiqi.

Hoti ka premtuar ndarjen e 1.2 miliardë eurove për rimëkëmbje të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat