Kolegjiumi i financave diskuton sfidat buxhetore me drejtorin e thesarit - Bota Sot
Kolegjiumi i financave diskuton sfidat buxhetore me drejtorin e thesarit

Ekonomi

Kolegjiumi i financave diskuton sfidat buxhetore me drejtorin e thesarit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:37
Takimi online

Duke u ballafaquar me koston e lartë nga pagesa e obligimeve të shfaqura nga kontrata kolektive, nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është zhvilluar takimi virtual i Kolegjiumit për Buxhet dhe Financa me pjesëmarrjen e Ahmet Ismaili - Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit (MFT). Mbledhja ishte në vijim të harmonizimit të qëndrimeve nga debati i mëhershëm me Ministren e Financave znj. Hykmete Bajrami lidhur me rishqyrtimin e buxheteve komunale në procesin e rishikimit buxhetor, situatën ekonomike dhe buxhetore si pasojë e Pandemisë Covid-19 dhe Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Kryesuesi i Kolegjiumit Jeton Abazaj pasqyroi sfidat e vazhdueshme dhe implikimet buxhetore shtesë për komunat kur kemi të bëjmë me shpenzimet të cilat rrjedhin si pasojë e pagave jubilare, ku kërkohet që të mbulohen nga komunat nënkupton implikime buxhetore shtesë për komunat. Me këtë rast për shkak të mungesës së mjeteve financiare, këto raste përcillen edhe me mos ekzekutimin e vendimeve nga Gjykatat, ndërsa si keq klasifikime në raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) rreth shpenzimit të parasë publike.

Me qëllim diskutimin e kësaj teme dhe gjetjen e mundësive në tejkalimin e tyre.  Ahmet Ismaili – Drejtor i Thesarit theksoi se janë në dijeni për problemin në fjalë, ku edhe kanë pasur edhe diskutime me zyrtare të ZKA-së sa i përket shpjegimeve se rastet e tilla nuk duhet të paraqiten si keq klasifikime. Po ashtu nga Komunat u kërkua të zbatohen vendimet e Gjykatave, ndërsa në rastet e një shumë të madhe të pagesës Komunat ballafaqohen me një rrezik real të procesit buxhetor të dërgohet kërkesa për shqyrtim tek Thesari në mënyrë që të ketë një rishqyrtim dhe shtyrje të ekzekutimit të këtyre vendimeve. Në rastet më të mira duhet të merren në konsideratë edhe arritja një ujdie në mes palëve për realizimin e pagesave. Gjithsesi prioritet do të jenë bisedimet e vazhdueshme të institucioneve përkatëse për gjetjen e modaliteteve afatgjata në tejkalimin e kësaj situate.

Në adresimin e tij  Ahmeti informoi se punëtorët të cilët marrin pagë prej një institucioni nuk do të paguhen për mjete shtesë në të njëjtin institucion për shkak se ka konflikt interesi. Ndërsa në rastet specifike Komunat duhet të dërgojnë kërkesë tek Thesari me arsyet e nevojshme të angazhimit deri tek një konfigurim përfundimtar. Ndërsa sa i përket shërbimeve për marrëveshje të veçanta ato duhet të përzgjidhen me konkurs në respektim të legjislacionit, ndërsa kontrata duhet të jetë me subjektin dhe jo individin.

Ndërsa për shkak të gjendjes së pandemisë covid-19, Kolegjiumi i Financave kërkoi që të adresohet kërkesa tek institucionet përkatëse për mos mbajtjen e dëgjimeve publike buxhetore në Komuna. Kolegjiumi i Financave konsideron të rëndësishëm dhe mirëpret vazhdimin e diskutimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në tejkalimin e sfidave buxhetore të Komunave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat