Azemi: Mospagesa e 300 eurove nga Qeveria, punëtorët teknik dhe ata të sigurimit nga e premtja në protesta

Ekonomi

Azemi: Mospagesa e 300 eurove nga Qeveria, punëtorët teknik dhe ata të sigurimit nga e premtja në protesta

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Punëtorët teknik dhe punëtorët e sigurimit nga e premtja do të fillojnë me refuzimin e kryerjes së punëve në qendrat spitalore, qendrat mjekësisë familjare dhe ambulanca, në shenjë proteste për mospagesën e këtyre punëtorëve me nga 300 euro gjatë punës së tyre në periudhën e pandemisë COVID-19.

Kështu ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi duke thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk kanë lëvizur në kërkesën e kësaj sindikate lidhur me ndihmën ndaj punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit.

“Të gjithë punëtorët e sektorit privat që kryejnë punë dhe shërbimet në qendra spitalore, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulanca nga e premtja për një orë nuk do të kryen punë. Ne konsiderojmë që me vendimin e Qeverisë, gjegjësisht ministrit të Shëndetësisë përpos që jemi diskriminuar si punëtorë, jemi diskriminuar edhe në aspekt njerëzor, sepse në të njëjtën dhomë ku një pacient i shtrirë me COVID-19, ku ka qasje mjeku, atëherë ka qasje dhe punëtori i sigurimit dhe ka qasje edhe punëtori i teknik”, tha ai Azemi.

Ai ka shtuar se do të fillohet me veprime më të buta dhe se pastaj do të ashpërsohen.

“Jemi të vendosur që nga fundi i kësaj jave do të fillojmë me veprime më të buta dhe do të shkojmë me ato më të larta. Ne jemi të interesuar që shëndetin e çdo pacienti ta ruajmë, por në rend të parë, kemi ardhur në pozitë që, meqë shteti nuk po ruan shëndetit tonë, atëherë ne jemi të obliguar ta ruajmë shëndetin me aq sa mundemi e sa dimë”, tha ai.

Sipas tij, për këtë protestë është konsultuar me të gjitha qendrat e mjekësisë familjare nëpër komuna dhe kanë përkrahje të gjerë por kanë vendos një hapësirë tre ditore për vetëdijesimin e Qeverisë.

Protestat nisin në gjithë QKMF-të në Kosovë, nga ora 13:00 deri në orën 14:00.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta, në rast se Qeveria e Kosovës brenda një jave nuk ua përmbush kërkesat e tyre që t’ua paguaj 300 eurot nga Pakoja Emergjente e as orët shtesë.

Kujtojmë se, personeli mjekësor, policët, zjarrfikësit, ushtarët, doganierët, inspektorët dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore kanë qenë disa nga përfituesit të Pakos Emergjente Fiskale, e cila ishte miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Vlera totale financiare e kësaj pakoje ka qenë 179.65 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat