Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse kalon ligji

Ekonomi

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse kalon ligji

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

Agron Demi nga Instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti.

Ai vlerësoi se sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh.

“Gjysma e kontributpaguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti VETËM 31 euro. Me siguri gjysmën e kësaj shume do e përbij banka në emër të mirëmbajtjes.

Në anën tjetër, 42.5 euro mesatarisht në dit shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtu vetëm një biletë aeroplani.

E ka plot punëtorë që ende nuk e kanë marr 170 euro ndihmën e premtuar nga Pakoja “Emergjente”.

Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët, e deri sa i kanë kryer pushimet në det, me mijëra qytetarë janë në ankth se kur do ti marrin 170 euro e kur do kenë mundësi me i tërheq 31 euro prej Trustit.

Sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh.

Para disa ditësh deri sa po i preja flokët, e pyeta pronarin e lokalit nëse ka përfitu nga Pakoja për pagesën e qerasë së lokalit. “Shyqyr që nuk mbaj shpresa në shtet, se isha tranu” – tha.

E po që ka plotë të tillë që shpresat i kanë bazu të shteti, e dojnë me u tranu nga papërgjegjshmëria e grykësve”, shkroi ai.

Ndërsa, edhe gjatë seancës së djeshme ka dështuar votimi i projektligjit ku parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.

Image
Grafika
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat