Leku i qëndrueshëm ndaj euros, humb terren me valutat e tjera

Ekonomi

Leku i qëndrueshëm ndaj euros, humb terren me valutat e tjera

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha vendase, lek ruajti pozita të qëndrueshme ndaj euros, ndërsa humbi terren me valutat e tjera krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.98 lekë në të njëjtën vlerë sa ditën e martë.

Monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105.53 lekë ose 0.53 lekë më shumë.

Në pozita më të forta se një ditë më parë me lekun, këmbehen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 136.86 lekë ose 0.21 lekë më shumë dhe franga zvicerane këmbehet me 115,79 lekë ose 0.35 lekë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat