Shahini: Përveç punëtorëve, Kosova po e humbë edhe fuqinë financiare

Ekonomi

Shahini: Përveç punëtorëve, Kosova po e humbë edhe fuqinë financiare

Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:25
Agim Shahini

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini ka deklaruar se përveç fuqisë së kualifikuar punëtoren Kosova ka nisur t’i humbë investitorët lokal dhe potencialin e brendshëm financiar. 

Për kreun e AKB-së ky do të jetë një shqetësim shtesë për qeverinë që me urgjencë të punoj në ofrimin e kushteve sa më të mira për mbajtjen investitorëve lokal dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

“Vetëm në këta muajt e parë të vitit biznesmenët kosovarë janë lidhur për investime në shtetet fqinje me vlerë më shumë se 100 milion euro, jo pse ata po dëshirojnë të ikin nga Kosova por se vendet e tjera po u ofrojnë kushte më të mira për investime dhe rritje të kapitalit të tyre. Këto shifra gjatë mund të rritën, pasi tani edhe shumë ndërtues kosovar po zgjedhin Gjermaninë për zgjerimin e biznesit të tyre”, ka deklaruar mes tjerash Shahini.

Kreu i AKB-së ka këshilluar qeverinë që në vend se të merret me statistika që aspak nuk përkojnë me realitetin, të merret me krijimin e kushteve më të mira për biznese, që bizneset t’i sheh si partner e jo kundërshtar dhe poashtu sa më parë të procedojë me miratim ligjin për pagën minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat