Hapet shërbimi digjital, krijohen lehtësira për bizneset në Kosovë

Ekonomi

Hapet shërbimi digjital, krijohen lehtësira për bizneset në Kosovë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:18
Hapet shërbimi digjital

ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.

Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve.

Postimi:

Lajm i mirë për bizneset në Kosovë!

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), ka hapur shërbimin digjital në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë duke eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel.

Tani, ju mund të pajiseni me dokumenta biznesore dhe të merrni çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë - një ndryshim i mrekullueshëm për efikasitetin e procesit!

ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.

Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat