Bajrami: Ambienti i biznesit po përmirësohet, fluks i investitorëve të huaj

Ekonomi

Bajrami: Ambienti i biznesit po përmirësohet, fluks i investitorëve të huaj

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:13
Hykmete Bajrami

(E plotësuar) - Ka progres të konsiderueshëm, sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit në vend.

E po ashtu dhe një fluks të investitorëve të huaj, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Kështu tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, në një konferencë për media, ku foli për ambientin e të bërit biznes në vend. Bajrami theksoi se  të gjitha statistikat dhe institucionet kredibile, konfirmojnë se gjatë këtij mandati, ka pasur përmirësim të konsiderueshëm të ambientit të biznesit.

Bajrami: Ambienti i biznesit po përmirësohet

“Ambienti i biznesit po përmirësohet. Ne kemi arritur të kemi më shumë investime të huaja. Në këtë gjashtë mujor numri i bizneseve me pronar të huaj është rritur me 36 për qind. Numri i bizneseve me pronare gra është rritur me 31 për qind. Statistikat po tregojnë se ka trendë shumë pozitive. Jo vetëm statistikat por dhe institucionet kredibile siç është BB. Një raport i BB që ka të bëjë me indikatorët e qeverisjes rregullatorë, Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm, nga nota 2.6 në vitin e kaluar, është notuar me notën 4.6. e nota maksimale është nota 6. Kjo ka të bëjë kryesisht me transparencën gjatë hartimit të legjislacionit... Kemi pasur një fluks të kompanive të huaja sidomos të vendeve të zhvilluara që janë në proces të investimit, të cilat janë në proces të gjetjes së mundësive për të investuar në Kosovë”, tha Bajrami.

 Gjatë kësaj periudhe, sipas saj ka pasur përmirësim të shtatë indikatorëve, eliminim të burokracisë, ulje të taksave dhe procedura tjera të marrjeve të lejeve dhe licencave.  Ndërsa tha se gjithë reformën në ekonomi, e kanë  bazuar në tri dokumente, që janë Strategjia kombëtare për zhvillim ekonomik, Programi i reformave ekonomike dhe Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Ndërkaq theksoi se është çështje ditësh kur ministria dhe agjencioni për regjistrim të bizneseve, do të dalin me lansimin e platformës për aplikimin online, për regjistrim të bizneseve.

Ndërsa sa i përket ligjit për investime strategjike, i cili nuk ka arritur të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Bajrami tha se Ligji për investimeve strategjike, nuk është çelësi i të gjitha problemeve në ekonominë e Kosovës. Por thjeshtë është një katalizator shtesë dhe mekanizëm i cili e bënë Kosvën konkurrent me vendet e rajonit  dhe me gjerë, për të tërhequr investitor dhe kompani serioze, që të investojnë tek ne. Ndërsa tha se nuk e di se a i kanë numrat që ky ligj të kaloj.

Bajrami: Se di a i kemi numrat

“Në seancën e fundit nuk pati pjesëmarrje në votim. Pati mjaftueshëm vota për ligjin, por nuk u arrit që të bëhet kuorumi. Mendoj që meqenëse nuk ka pasur pjesëmarrje në votim,  ky ligj sikurse aktet tjera ligjore duhet të kthehen prapë në Kuvend, në mënyrë që të arrihet kuorumi të ketë vota pro ose kundër ligjit dhe besojmë që kjo do të kaloj. Tani se a janë numrat, të iu them të drejtën nuk mund ta them me saktësi, sepse edhe herën e fundit kemi menduar që i kemi pasur numrat, sepse ka pasur një pajtueshmëri në mes të gjitha komisioneve parlamentare që ligji të kaloj. Mendoj se informata të sakta mund ta merrni nga parlamenti”, tha ajo.

Bajrami ka folur dhe për projektin e privatizimit të Brezovicës, duke pohuar se Qeveria e Kosovës,  niveli qendror dhe ai lokal i ka përmbushur të gjitha kushtet, që projekti të realizohet. E arsyeja kryesore e mos realizimit të projektit në fjalë, sipas saj ka qenë mos aftësia e investitorët për t’i përmbushur kriteret, në mënyrë që të mobilizoj 163 milionët sipas kontratës dhe  rrjedhimisht komitet ndërministror ka marrë vendim që kontrata të shkëputet.

Bajrami: Ligji për Investime Strategjike të votohet në Kuvend

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha sot se ambienti i biznesit në Kosovë ka përmirësim te konsiderueshëm.

Sipas saj grupet punuese kanë punuar dhe gjatë kësaj periudhe në përmirësimin e 7 indikatorëve si eliminim të burokracisë.

“Në funksion te zbatimin e dokumenteve strategjike kemi punuar në harmonizimin e legjislacionit ne funksion të përmirësimit të ambientit e të bërit biznes. Janë eliminuar disa procedura për lehtësim të të bërit biznes. Është çështje ditësh e lansimit të platformës për aplikim online të bizneseve. Është investuar në zonat ekonomike në Mitrovicë dhe Drenas ndërsa po vazhdojmë të investojmë në agrozonën në Suharekë”, tha Bajrami.

Ajo ka folur edhe për Ligjin për investime strategjike që nuk është votuar në Kuvend.

Bajrami tha se ky ligj duhet të kthehet në Kuvend dhe të bëhet kuorumi në mënyrë që të votohet.

Bajrami ka folur edhe për mos realizimin e projektit të Brezovicës e që sipas saj është faji i investitorit.

“Arsyeja kryesore ka qene mos aftësia e investitorit të investojë sipas kontratës dhe është marrë vendim që kontrata të shkëputet”, tha Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat