Shënohet Dita e Patates

Ekonomi

Shënohet Dita e Patates

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 07:53
Patate

Sot në Pestovë të Vushtrrisë do të shënohet dita e patates, ngjarje kjo që tanimë po shënohet tradicionalisht në këtë qytet.

Ngjarja do të mbahet në fabrikën Vipa-Chips, dhe do të fillojë në ora 10:30. Sipas njoftimit pritet të marrin pjesë, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Mustafa, drejtoresha e BERZh-it në Kosovës, Elena Petrovcka, përfaqësuesi i USAID-it, Mark Wood, kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci.

Ndërsa, në fund pritet të publikohen rezultatet testuese nga Instituti Bujqësor i Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat