Në Ferizaj përurohet fabrika e brumërave “Orex” në Ferizaj

Ekonomi

Në Ferizaj përurohet fabrika e brumërave “Orex” në Ferizaj

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 14:42
Pamje nga ceremonia e përurimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fabrikës së brumërave “Orex” në Ferizaj, njofton kumtesa nga Kuvendi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se Ferizaj po përçon mesazhin se si zhvillohet vendi ynë, nëpërmjet hapjes së bizneseve të vogla, të cilat janë duke krijuar vende të reja pune. Duke konfirmuar përkrahjen ndaj këtyre bizneseve, kreu i Kuvendit tha se prioriteti më i madh i institucioneve të Republikës së Kosovës, sot është zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve.

Pronari i fabrikës, Elmaz Çoçaj, nga ana e tij, bëri të ditur se aktualisht kjo fabrikë ka 30 punëtorë, ndërsa pretendon që brenda tri viteve ky numër të arrijë në 200./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat