Zyrtare, ja sa do paguajmë në Rrugën e Kombit

Ekonomi

Zyrtare, ja sa do paguajmë në Rrugën e Kombit

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:40
Ilustrim

Tashmë është fakt! Kush kalon në Rrugën e Kombit, do paguajë!

Hapet rruga për zbatimin e kontratës së koncesionit të Rrugës së Kombit, që do të thotë se për të kaluar në këtë rrugë automjetet duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari sh.p.k. - Bee Tech - Violiap Ateve – Kastrati” që do të mirëmbajë autostradën është botuar në Fletoren Zyrtare.

Kontrata e koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot– Morinë”, ndër të tjera përjashton nga kjo pagesë automjetet e forcave policore e ushtarake, si dhe autoambulancat e zjarrfikëset. Për te gjitha mjetet e tjera do të ketë një vlerë të ndryshme pagese, ndërkohë që tarifa mesatare është parashikuar 5 euro. 

Taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH. Tarifa nuk do të jetë fikse përgjatë 30 viteve. Pasi të ndërtohet pika e pagesës, ajo do të kryhet në lekë ose në euro, dhe do të tërhiqet nga kompania cash ose me kartë krediti/debiti

Ndërkohë për banorët e zonës, kryesisht të Kukësit që janë përdoruesit më të shpeshtë të kësaj rruge, është gjetur zgjidhje. Kompania koncesionare do të paguajë 120 mijë euro për tre vitet e para me qëllim minimizimin e kostove për banorët. Mbi bazën e fluksit të automjeteve, është përllogaritur që në një vit koncesionari të arkëtojë mesatarisht rreth 8 milionë euro. Marrëveshja parashikon se në rastet kur fluksi i automjeteve që qarkullon në këtë rrugë nuk arrin të sigurojë këtë nivel të ardhurash, atëherë qeveria shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktor do të duhet të plotësojë me të ardhura të tjera publike deficitin e krijuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat