Bien importet e Shqipërisë nga Kina, rriten eksportet

Ekonomi

Bien importet e Shqipërisë nga Kina, rriten eksportet

Më: 19 mars 2017 Në ora: 11:07
ilustrim

Importet nga Kina në dy muajt e parë të vitit ranë në Shqipëri me 7.4 %. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë dymujorit të parë të këtij viti u importuan 6.899 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2016 u importuan 7,450 milionë lekë.

Ndryshe nga importet, eksportet drejt shtetit aziatik pësuan rritje të ndjeshme.

Gjatë periudhës janar-shkurt eksportet llogariten 1.310 milionë lekë ose 735 milionë lekë më shumë se 2-mujorin e 2016-ës.

Nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat