Berisha: Modernizimi i doganës lehtëson tregtinë

Ekonomi

Berisha: Modernizimi i doganës lehtëson tregtinë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 16:06
Trajnimi dy ditor për konceptin e Operatorëve ekonomik të autorizuar.

Nën organizimin e Departamentit amerikan për tregti dhe të përkrahur nga Ambasada amerikane në Prishtinë është duke u mbajtur trajnimi dy ditor për konceptin e Operatorëve ekonomik të autorizuar.

Përveç Doganës së Kosovës në këtë trajnim janë duke marr pjesë edhe Oda Amerikane në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e bizneseve vendore.

Përfaqësuesja e Ambasadës amerikane Megan Naylor tha se Qeveria e SHBA është e përkushtuar në përkrahjen e institucioneve të Kosovës.

“Edhe ky trajnim tregon qartë angazhimin tonë në ndërtimin e institucioneve dhe ndihmë për zhvillimin e biznesin”, tha ajo.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Bahri Berisha se modernizimi i doganës dhe harmonizimi me standardet ndërkombëtare paraqesin një objektiv kryesor në drejtim të lehtësimit të tregtisë.

“Koncepti i operatorëve ekonomik të autorizuar ofron partneritet në mes të doganës dhe tregtarëve duke iu lejuar operatorëve ekonomikë të lehtësira.  Megjithatë, teksa ne jemi në hapat e fillestar  konsiderojmë se ende ekzistojnë disa çështje në lidhje me OAE, andaj edhe ky trajnim është në përputhje me objektivat e përgjithshëm të doganës”, ka thënë ai.

Udhëheqësi  i Odës amerikane Arian Zeka theksoi se gjatë viteve të fundit ka pasur progres të madh në doganë.

“Mbështetja e Departamentit Amerikan për tregti besoj se duhet të zgjerohet edhe tek gjykatat me theks të veçantë te çështjet fiskale”, tha ai.

Ndryshe, ky është trajnimi i gjashtë që organizohet me mbështetje nga ambasada amerikane dhe Departamenti amerikan për tregti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat